Thaqi vjen me deklaratë të fortë pas fitores ndaj Gjilanit

Prishtina ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme ndaj Gjilanit.

Kryeqytetasit në stadiumin ‘Agron Rama’ në Olibliq, kanë mposhtur 1:0 Gjilanin, për të mbetur në garë për titull.

Ishte një gol i Abdul Basid Khalid në minutën e 87’, që ia dha tre pikë Prishtinës.

Kjo ishte fitorja e pestë me radhë e Prishtinës, në pesë ndeshjet e drejtuara nga trajneri i ri, Arsim Thaçi.

“Prishtina ka përvojë ka histori të madhe. Unë jam i kënaqur me pesë fitore me radhë. Sot e patëm një kundërshtar të papërshtatshëm i cili në solli në situata të vështira. Këto pikë ia uroj klubit dhe futbollistëve”, ka thënë trajneri Arsim Thaqi pas ndeshjes për Supersport. /Gazetaolle.com