Thaçi: Asnjë skuadër në Kosovë nuk e ndërroj për Prishtinën

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Prishtinës, Armend Thaçi padyshim që ka qenë njëri nga futbollistët më të mirë në Superligë edicionin që shkoi.

Thaçi ka patur formë konstante tërë kampionatin dhe është njëri nga futbollistët më të mirë fizikisht i përgatitur.

Duke patur parasysh formën dhe klasin e tij, Prishtina do ta ketë të vështirë ta mbajë atë edhe për edicionin e ardhshëm.

Indeksonline ka kontaktuar mbrojtësin kosovar që ka treguar planet e tij.

Do t’i luaj ndeshjet kualifikuese për Europa League me skuadrën e Prishtinës, më pas të shohim. Dëshira ime është të luaj në Evropë, por nuk ka ende asgjë konkrete. Ka patur disa lëvizje nga Turqia, por ende jo diçka konkrete.

Asnjë skuadër në Kosovë nuk e ndërroj për Prishtinën, por sigurisht se ofertat nga Evropa mund të më largojnë nga futbolli kosovar” ka thënë Thaçi.