Tetë ndeshje vendimtare në Ligën e Parë: Luftohet për barazhin e Superligës dhe për mbijetesë

Sot zhvillohen tetë ndeshje të javës së parafundit në Ligën e Parë, ku luhet për barazhin e Superligës dhe për mbijetesë.

Dukagjini, pas humbjes në tavolinë ndaj Vushtrrisë, viziton 2 Korrikun ku nuk guxon të gabojë përndryshe mund të humb pozitën që e dërgon në Superligë pikërisht një xhiro para fundit, përcjellë Gazeta Olle.

Në anën tjetër, prishtinasve iu duhet fitorja sepse rrezikojnë të mbeten në barazh.

Besa kthehet në shtëpi pas humbjes 4:0 nga Vëllaznimi në Gjakovë dhe ka përballë Arbërinë.

Në anën tjetër, Vëllaznimi luan në udhëtim te Istogu.

Më poshtë orari i plotë i ndeshjeve, ndërsa “Olle” do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet nga terrenet e kësaj kategorie.

E mërkurë, 16:00
Besa – Arbëria
Vushtrria – Ramiz Sadiku
Trepca – Kika
Istogu – Vëllaznimi
Drenasi – Fushë Kosova
Vitia – Vllaznia
2 Korriku – Dukagjini
Bashkimi – Onix. /Gazeta Olle/