“Tërmet” tek Kukësi, përjashtohet mesfushori

Humbja me Partizanin në shtëpi dhe mungesa e fitores në katër javë radhazi ka sjellë furtunë te kampionët e Shqipërisë.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme të skuadrës me presidentin Gjici, është vendosur përjashtimi i mesfushorit Hair Zeqiri.

Ai nuk është më në planet e trajnerit dhe tashmë do të diskutojë zgjidhjen e kontratës me klubin.

Gjithashtu është vendosur që i gjithë ekipi të gjobitet me nga një rrogë mujore.

Pjesë e Kukësit dhe natyrisht e gjobave do të jenë edhe dyshja nga Kosova, Besar Musolli dhe Bujar Idrizi.

Musollii

kukesi