Tërhiqet shorti për Kupën FA

Federata e Futbollit Anglez ka hedhur shortin për Kupën FA.

Chelsea do të takohet me Hull Cityn, Manchester Unitedi mysafirë i një prej skuadrave Huddersfield ose Birmingham, kurse Manchester City do të jetë mysafirë i Wiganit.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes WBA-së dhe Southamptonit.

Ndeshjet e rrethit të pestë në këtë kompeticion priten të zhvillohen mes datës 16 dhe 19 shkurt.