Tërhiqet shorti, Kosova mëson kundërshtarët (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë në një grup me Rusinë në kualifikimet për “Kampionatin Botëror 2018” në volejboll.

Në shortin e hedhur të mërkurën, Kosova ka përfunduar në Grupin D së bashku me Rusinë, Estoninë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Hungarinë, ndërsa ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në Estoni, nga 23 deri më 28 maj 2017.

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll (femrat), i ka mësuar sot kundërshtarët e kualifikimeve për Botërorin 2018.

Në fakt, vashat kosovare do të jenë pjesë e Grupit C, së bashku me Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Malin e Zi, njofton Zëri.

Kualifikimet do të zhvillohen në periudhën 30 maj – 4 qershor 2017 dhe në fazën tjetër do të kualifikohen ekipet e para.