Tërhiqet shorti, dy skuadra nga Ballkani në grupin e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka kaluar me sukses fazën e parë parakualifikuese për Kupën e Botës.
 

Dardanët’ kanë kaluar tutje me fitoren 5:3 ndaj Andorrës, ndërsa kjo ishte fitorja e dytë pas asaj ndaj Norvegjisë.

Pas këtij suksesi, Kosova ka mësuar edhe kundërshtarët e radhës.

Kundërshtarët e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës të Kosovës janë Ukraina, Sllovenia dhe njëra prej kombëtareve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ndeshjet e para do të luhen në tetor të këtij viti.