“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi”: Tifozët e Tiranës thërrasin Kosovën

Pas banderolës që Partizani shpalosi në fillim të ndeshjes për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, ishin dhe ata të Tiranës, të cilët në fillimin e pjesë së dytë shpalosën banderolën e tyre.

“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën- Shqipni”, shkruhet në baderolën e tifozëve bardheblu.

Edhe këtë herë ka pasur duartrokitje nga tifozët e Partizanit, ashtu siç bënë dhe ata të Tiranës.

Këto janë raste që rivaliteti shuhet dhe tifozët bëhen një në shenjë solidariteti.

Tirana fitoi derbin lokal, 2:1.