Tensionet në derbin ndaj Prishtinës, FFK “dridh” Munishin dhe Vëllaznimin

Komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Vëllaznimit, Ismet Munishi dhe futbollistit të gjakovarëve, Yll Myrta, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Arsyetimin për dy vendimet, mund ta gjeni më poshtë në njoftimin për shtyp të FFK-së.

“Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 11..10.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka inicioi këto procedura: 

1.Ndaj kryetrajnerit të KF Vëllaznimi, Ismet Munishi me nr ID 1170780813 (motivi- shkaku i fyerjes dhe sharjeve të rënda në drejtim të referëve e në veçanti të referit kryesor M.Bejtullahu si dhe ndaj organeve të FFK-së në min 90+ ku edhe largohet nga bankina por i njëjti edhe pse ishte i larguar nga bankina pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushe dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje me fjalët më banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.

Komisioni i Garave kërkon deklaratë nga kryetrajneri I.Munishi në lidhje me largimin dhe sjelljet jo sportive dhe atë duhet ta deponojë në FFK deri ditën e premte në orën 12.00 sipas Rregullores Disiplinore, nenit 97.

ismet munishi

2.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Yll Myrtaj (motivi – vrapim nga tribuna dhe hyrja në fushë në drejtim të referëve duke fyer dhe ofenduar me fjalët më banale treshen e referëve  dhe organet e FFK-së, edhe pse i lartëcekuri nuk ka qenë në protokolin e ndeshjes.

Komisioni i Garave kërkon deklaratë nga lojtari Y.Myrtaj në lidhje me sjelljet josportive që të deponojë në FFK deri në ditën e premte ora 12.00 sipas Rregullores Disiplinore nenit 97.

yll myrtaj