Telegraph: Falcao transferohet te kjo skuadër në janar

Pas një tjetër aventure dëshpëruese në Premierligë, ku pas dështimit te Manchester United nuk po luan aspak mirë as te Chelsea, Radamel Falcao pritet të largohet nga Anglia.

Sipas mediave angleze, skuadra e tij e re mund të jetë Zeniti i St Petersburgut në Rusi.

“Telegraph” ka shkruar se trajneri Andre Villas-Boas e kërkon një sulmues goli për ta formuar dyshen me brazilianin Hulk dhe ideal për momentin duket opsioni Falcao. /Olle