Teknologjia VAR përdoret në Kampionatin Botëror

Vendimi u miratua unanimisht në sajë të mbështetjes së plotë të Gianni Infantinos.

VAR mund të përdoret vetëm në katër raste: nëse topi hyn apo jo brenda vijës ( në gol ) , në raste të dyshimta për penalti, karton të kuq direkt dhe në raste të një gabimi të mundshën të identifikimit të një lojtari.

IFAB gjithashtu ka dhënë mundësinë për zëvendësimin e katërt për skuadrat, një gjë që është testuar në tri vitet e fundit dhe ka qenë pozitiv për shëndetin e lojtarëve.