Tek Real Madridi? Babai i Neymarit i zbulon të gjitha

Neymar nuk është i lumtur tek PSG-ja.

Ylli brazilian po e kërkon largimin në evrën e ardhshme, pasi është penduar që është transferuar në Paris.

Neymar po kërkon që të rikthehet në LaLiga, por tani tek Real Madridi, pasi verën që shkoi u largua për 198 milionë funte.

 Neymar joined Paris Saint-Germain in summer for Barcelona

Babai i Neymarit ka refuzuar që të lë jashtë opsionin e transferimit tek Real Madridi edhe pse bëri me dije se ai nuk mund të flas për ato gjëra pasi ka tre muaj që kanë arritur tek Parisi.

“Real Madridi? Gjërat mund të ndryshojnë shumë”, ka thënë babai i Neymarit, përcjell “GazetaOlle.com”.

“Tani për tani, nuk ka mendime për një kalim të mundshëm tek Real Madridi. Ne kemi tre muaj që jemi këtu dhe ju flisni për largim”.

“Neymar ka kontratë afatgjate me PSG-n andaj ne duam ta respektojmë, kështu që nuk ia vlen të flasim për gjërat e tjera”, ka shtuar më tej babai i brazilianit që njëherësh është edhe agjenti i tij./Gazeta Olle/

 Neymar has had his father by side throughout his illustrious career Neymar's father insists his son could return to Brazil to finish his career