Tek Prishtina qëndronte në tribuna, në Hajduk të Splitit po shkëlqen

Kaloi nga 2 Korriku tek Prishtina në verën e vitit të kaluar. Në fillim nisi të luante titullar, duke shtruar kurreshtjen se kush ishte ky Ardian Ismajli, mbrojtësi i ri që nisi të luajë menjëherë nga fillimi.

Nuk vonoi shumë dhe pas disa ndeshjeve ai më nuk u pa në fushë, qëndronte në bankinë. Nga bankina u transferua në tribuna, ku nuk kishte vend as në protokoll.

Falë disa ndërmjetësve, atij iu mundësua që menjëherë në janarin e këtij viti të shkonte në prova tek gjiganti kroat, Hajduk Split.

Ardiani dalëngadalë nisi të bind trajnerët dhe pas gjashtë muajsh është bërë titullar i padiskutueshëm. Forma e mirë e tij iu shpagua me një ftesë nga Përfaqësuesja A, derisa me U-19 dhe U-21 kishte kohë që grumbullohej.

“Ky ka qenë një injorim total ndaj meje edhe përkundër se më kanë njohur shumë mirë edhe trajnerët, të cilët sipas mendimit tim kanë qenë në presion nga dikush i kryesisë që të më dërgojnë në tribuna në gjysmë të kampionatit, pasi trajnerët e kanë njohur mjaftë mirë talentin tim”, rrëfen Ismajli për Gazetën Olle.

ardianismajliii.

“Shpresoj që këtë injorim timin të mos e pësojnë edhe talentët tjerë, por të shkojnë përpara, sepse skuadrat jashtë Kosovën dinë të vlerësojnë talentët dhe ua japin të gjitha mundësinë, unë për këtë e falënderojë shumë Hajdukun”, thekson 21-vjeçari.

Ismajli në Prishtinë luante në qendër të mbrojtjes, kurse në Hajduk në krahun e djathtë të këtij reparti. Në tri ndeshjet e fundit, mbrojtja ka pësuar vetëm një gol, derisa kanë shënuar 16 gola, duke shfaqur formë të mirë në javët e fundit, pavarësisht se ndodhen në vendin e katërt.

“Po kaloj jashtëzakonisht mirë, jemi në një formë të shkëlqyer, si unë ashtu edhe skuadra. Kam pritur se do të luajë titullar, sepse puna gjithnjë shpërblehet”, shton ai.

ardianii

Shtatëlarti nga Prishtina ka gjasa të debutojë në takimin historic kundër Kroacisë, por që për këtë vendos përzgjedhësi Albert Bunjaku. “Nuk di çfarë të them këtu, varet nga zgjedhja e trajnerit”.

Para se t’i bashkohet Kosovës, ai ka një mision të vështirë të dielën, pasi ndeshjet me klubin më të madh në Kroaci dhe rivalin më të madh të tyre, Dinamon e Zagrebit. /Olle