Të shtunën festë bastketbolli me moton “Bashko pjesën tënde”

Sot në zyre të Federata së Basketbollit të Kosovës (FBK), kjo e fundit në bashkëpunim me organizatën “Autizmi Flet” kanë organizuar konferencë për media për ti shpalosur detajet e organizimit të aktivitetit të përbashkët kushtuar personave me autizëm me moton “Bashko Pjesën Tënde”.

Aktiviteti i FBK-së dhe organizatës “Autizmi Flet” do të mbahet më 27 prill (e shtunë) prej orës 12:00 deri në 14:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Të pranishme në konferencë ishin Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së, Violeta Hyseni, Drejtoreshë e OJQ-së “Autizmi Flet”-Kosovë dhe Sara Habibaj, anëtare e Bordit Profesional të kësaj organizate.

“Për Federatën e Basketbollit të Kosovës është kënaqësi të jetë bashkëorganizatore e një aktiviteti kushtuar personave me autizëm. Kjo është hera e parë që po organizojmë diçka të tillë dhe besoj që nuk do të jetë e fundit. Kur e kemi marr kërkesën nga organizata ‘Autizmi Flet’ ne nuk hezituar për asnjë moment që të kontribuojmë për ta festuar në mënyrën më të mirë të mundshme muajin prill, e që është edhe muaji për personat me autizëm, u shpreh dushku.

Andaj në kuadër të këtij aktiviteti ne kemi paraparë që Kosova U16 ta zhvilloj një ndeshje miqësore me ekipin e basketbollit të kësaj gjenerate të Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” – Prishtinë.

“Jemi shumë të lumtur që po e organizojmë një aktivitet të basketbollit për personat me autizëm, andaj para ndeshjes Kosova U16 – Don Bosko U1ne 6 kemi paraparë që ta zhvillojmë një ndeshje për fëmijët me autizëm. E falënderojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” – Prishtinë për bashkëpunimin, si dhe Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës që na ka bërë të mundur që ti organizojmë shkollat fillore të Prishtinës që në mënyrë të organizuar të vijnë për ta përcjell këtë aktivitet të shtunën”, u shpreh drejtoresha e organizatë Autizmi Flet, Violeta Hyseni.

Bileta për këtë aktivitet është 1 (një) Euro dhe të hollat që do të grumbullohen do t’ju dedikohen rasteve sociale me autizëm e që në organizatën tonë janë gjithsej 10.