Të premten publikohen emrat e skuadrave që janë licencuar për Evropë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se të premten, më 11 maj, në orën 11:00, në selinë e FFK-së, do të mbahet konferencë për media.

Aty do të bëhet publikimi i vendimeve për procesin e licencimit të klubeve për garat e UEFA-s.

Në këtë konferencë do të bëhen të ditura emrat e skuadrave që janë licencuar.

Kujtojmë që edicionin e kaluar licencimi i kampionit Trepça ’89, shkaktoi “tërmet”.

Kjo pasi që dyshohej në falsifikimin e dokumentave.