Të mërkurën Trepça e pret Pejën në derbin kosovar të Ligës Ballkanike

Të mërkurën duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të zhvillohet derbi kosovar në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL), ku Trepça e pret Pejën.

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të Grupit B në BIBL, por Peja nuk ka mundur ta luaj në nëntor të vitit të kaluar, për shkak të angazhimeve në garat e FIBA Europe Cup.

Ndërkaq në dy ballafaqimet e luajtura ndërmjet këtyre dy ekipeve në kuadër të Superligës së Kosovës fitore kanë realizuar verdhezinjtë.

Ndeshja e së mërkurës është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat në luftë për të siguruar një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

Peja është në pozitë të mirë për të siguruar një vend në fazën e dytë, por ende i duhet të luftoj në tri ndeshjet e mbetura të fazës së rregullt në mënyrë që ta mësojë përfundimisht se çfarë do të ndodh me të. Verdhezinjtë aktualisht janë në pozitën e e tretë në Grupin B me 4 fitore e 3 humbje.

Trepça, skuadra debutuese e Ligës Ballkanike, gjithashtu ka shpresë për një vend në fazën e dytë, por ka edhe vështirësi për ta realizuar këtë mision. Sidoqoftë me publikun fantastik dhe me pak fat mund t’i shohim mitrovicasit

Loading...