Të lumtë Vëllaznim! (FOTO)

Pas shumë vitesh të vështira, në krizë të madhe financiare, e cila edhe e ka dërguar në Ligën e Parë nga Superliga, Vëllaznimi tani po sheh dritë.

Kryesia e re e klubit gjakovar po vazhdon të punojë seriozisht, madje edhe në infrastrukturë, transmeton “Zëri”.

Zyrat e klubit dhe zhveshtoret janë rregulluar në mënyrë fantastike dhe do të përurohen të shtunën, më 28 nëntor.

Gjithçka është gati për festën kuq e zi në Gjakovë.

I gëzofsh Vëllaznim!

vllaz 2

 

vllaz 3

 

vllaz 4

 

vllaz 5

 

vllaz 6