Të hënën kulloti lopët në fshat, të martën u emërua trajner i Barcelonës

Jeta e Quique Setien ka ndryshuar rrënjësisht në 48 orët e fundit.

Trajneri spanjoll është emëruar trajner i ri i Barcelonës, duke zëvëndësuar të shkarkuarin Ernesto Valvderde.

Setien, të hënën ishte na arat e fshatit të tij Liencres ku po kulloste lopët tek ferma e tij.

Ai ka një fermë personale 17 kilometra në përëndim të Santander dhe po përkujdesej për qindra lopë që nga largimi i tij nga Real Betis.

Nga jeta e qetë në fshat, Setien ka marrë udhën drejt Barcelonës ku do të ketë punë me yje të futbollit botëror, të prirë nga Leo Messi.

Nëse të hënën Seties menaxhonte lopët e tij në fshat, trajneri spanjoll sot do të stërvisë dhe menaxhojë Leo Messin e plot yje të Barcelonës.