Të gjithë po flasin për momentin epik kur Fury i shmanget për mrekulli Schwarzit!

Tyson Fury është kampion i boksit botëror në peshat e rënda.

Anglezi bëri një super-paraqitje ndaj Tom Schwarz, në mecin që u zhvillua në Las Vegas të SHBA-ve, përcjellë Gazeta Olle.

Përtej fitores, në rrjetet sociale ka bërë bujë një moment interesant kur Fury iu shmanget katër goditjeve nga ana e gjermanit.

Ato lanë “pa mend” edhe komentatorët e ESPN dhe BT Sport.

Sipas tyre, kjo ishte një ndër momentet kryesore të këtij triumfi spektakolar të Furyt.

Fury fitoi në raundin e dytë këtë ballafaqim.

Fillimisht Schwarz e pësoi një “nock-down” ndërsa më pas humbi kontrollin.

Pas ndeshjes, Fury u shpreh i lumtur me triumfin e madh që e realizoi në SHBA, e që gjithmonë kishte dashur.

Ai falënderoi edhe Schwarz për një luftë të madhe. /Gazeta Olle/