Të gjithë po flasin për këndimin e Jetmir Topallit para shokëve te Ballkani, komentuesit e “ftojnë në dasma”

Te skuadra e Ballkanit po mbretëron një atmosferë shumë e mirë.

Futbollistët e transferuar në ekipin e Ismet Munishit në verë, kanë kënduar para skuadrës, përcjellë Gazeta Olle.

Mes atyre që kënduan ishte edhe sulmuesi Jetmir Topalli, i cili megjithatë ka qenë edhe edicionin e kaluar pjesë e ekipit.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte se Topalli ishte larg më i mirë se shokët e tij në këtë aspekt.

Madje, videoja e Topallit mori më së shumti pëlqime prej të gjitha videove tjera të postuara nga Ballkani.

Sigurisht që nuk munguan edhe komentet e llojit: “A po vjen me këndu në darsëm?”. /Gazeta Olle/