Të gjithë ju që keni mbetur pa biletë, keni edhe një mundësi

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se ende ka mbetur një sasi e vogël e biletave për ndeshjen Kosovë-Kroaci.

Biletat janë të kategorisë së parë me çmim prej 55 euro dhe ato të kategorisë VIP me çmim 130 euro.

Të interesuarit këto bileta mund t’i blejnë në pikën e Money Gramit në Prishtinë.