Të gjitha transferimet dhe largimet e bëra në Vala Superligë deri më tani

Kanë kaluar 15 ditë që nga hapja e afatit kalimtar të janarit, derisa klubet e Vala Superligës vetëm se kanë bërë lëvizjet e para në drejtim për të forcuar organikën e tyre për pjesën pranverore të kampionatit.

Kampioni dimëror i Vala Superligës Llapi ka qenë tejet aktive duke afruar në radhët e veta pesë futbollistë, ndërkohë që vetëm Flamurtari me 6 ardhje të reja ia kalon me epitetin e skuadrës më aktive në afatin kalimtar të janarit.

Feronikeli dhe Gjilani janë përforcuar me nga katër futbollist, derisa mundësinë për tu përforcuar gjatë ditëve në vijim e kanë lënë ende të hapur.

FB_IMG_1515960552996

“Minatorët” e Trepçës ’89 gjithashtu kanë qenë aktiv duke afruar në rradhët e veta tre futbollistë, megjithëse futbollisti nga Amerika Latine, Hernandez de Souza, ende nuk është paraqitur në seancat stërvitore.

26855687_1604842396221192_1698447215_n

Ekipet që nuk kanë lëvizur ende në këtë afat kalimtar janë Prishtina, Drita, Vëllaznimi, Drenica, Besa dhe Vllaznia.

Gazetasheshi.com ua sjell më poshtë të gjitha lëvizjet e skuadrave të Vala Superligës deri më datë 15 janar, 2018.

LLAPI
Ardhje: Egzon Shabani, Altin Merlaku, Muhamet Hyseni, Festim Alidema, Xhuljan Turhani
Largime: Miran Maksuti, Valon Zeqiri, Besnik Krasniqi

PRISHTINA
Ardhje: Arbër Hoxha, Blend Baftiu, Donat Hasani, Granit Jashari dhe Leonat Vitija (nga huazimet), Fatmir Molabeciroviç?

Largime: Nuk ka

DRITA
Ardhje: Nuk ka
Largime: Laurent Ismailaj, Emanuel Sarpong, Durim Baxhuku

FERONIKELI
Ardhje: Albutrint Morina, Gentin Mazrekaj (huazim nga T’89), Laurent Ismailaj, Berat Ahmeti, Ismet Munishi (trajner)
Largime: Zekirja Ramadani (trajner), Kreshnik Lushtaku, Burim Qorri,

LIRIA
Ardhje: Arbër Likaj (huazim)
Largime: Robert Gjeraj

DRENICA
Ardhje: Sadat Pajaziti (trajner)
Largime: Visar Berisha, Bekim Shotani (trajner)

TREPÇA ’89
Ardhje: Hernandez de Souza, Gëzim Shalaj, Festim Krasniqi, Gugash Magani (trajner)
Largime: Gani Sejdiu (trajner), Hasan Hyseni (huazim tek Gjilani), Rron Broja

GJILANI
Ardhje: Fuat Karabeg, Edmond Turku, Hasan Hyseni, Pleurat Hajdini
Largime: Ergin Sherifi, Dior Zabërxha

VËLLAZNIMI
Ardhje: Nuk ka
Largime: Ismet Munishi (trajner), Samir Sahiti, Kushtrim Gashi, Paolo Ivani, Semir Zeneli

BESA
Ardhje: Nuk ka
Largime: Sahit Gashi (trajner) Altin Merlaku, Arbër Hoxha, Florent Papuqi, Fatlum Gashi

FLAMURTARI
Ardhje: Albert Kaqiku, Rron Statovci, Adnan Haxhaj, Azem Ahmeti, Almir Ajzeraj, Shqipdon Ademi
Largime: Krenar Ramadani, Ervin Hallunaj, Qëndrim Dautaj, Blendi Baftiu, Jurgen Gjini, Ardit Jaupaj, Davide Risteri, Simo Goranovic, Antonio Fischer, Adrijan Cavolli.

VLLAZNIA
Ardhje: Nuk ka
Largime: Bylbyl Sokoli (trajner), Alban Tusuni, Rron Statovci, Fuat Karabeg, Festim Krasniqi, Festim Alidema, Shkëmbim Salihu, Alban Shillova, Alban Rexhepi, Bergin Maliqi, Maliq Beluli, Armend Kastrati.