“Të gjitha mediat evropiane do të shkruajnë për Hajvalinë”

Hajvalia (ekipi i femrave) e ka regjistruar edhe një tjetër sukses të madh në futbollin kosovar, përcjellë Gazetaolle.com.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Emin Bajrami ditë më parë e ka ngritur në qiell trofeun e titullit të kampionit për këtë edicion.

Image may contain: 1 person, standing, outdoor and nature

Hajvalia sikurse në edicionin e kaluar, edhe në këtë vit do të marrë pjesë në fazat preliminare të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Emin Bajrami ka shpërthyer në rrjetin social Facebook pas këtij suksesi. Ai thotë se të gjitha mediat evropiane do të shkruajnë për Hajvalinë.

“Chempions league: Ketë vit do ta kalojmë grupin, ketë vit gjitha mediat evropiane do shkruajnë për KFF Hajvalinë. Ju premtoj”, ka shkruar Emin Bajrami, përcjellë Gazetaolle.com.

Bajrami njihet për punën e madhe dhe motivimin që u bënë lojtareve të tij. /Gazetaolle.com

Image may contain: one or more people, outdoor and nature Image may contain: 2 people, people standing, child and outdoor