Taylor: Tifozë fantastik, ëndërr e çdo basketbollisti të luajë këtu

Basketbollisti mysafir, Vernon Taylor, ka mbetur i habitur me atmosferën në Prishtinë nga “Plisat”, duke thënë që çdo basketbollist e ka ëndërr të luajë në një atmosferë të tillë

“Ishte një atmosferë e zjarrtë në të cilën ëndërron si fëmijë të luash. Në këtë ndeshje treguam karakter, pasi kemi mundur të fitojmë. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër që e luajmë në shtëpi. Presim të kemi përkrahje të tillë edhe nga tifozët tanë, por gjithashtu pres edhe një Prishtinë të fortë për shkak se ka një ekip të mirë. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë, në të cilën do të luftohet për çdo top”, deklaroi Taylor.

Gjithsesi, bullgarët kanë mbetur të kënaqur me humbjen prej vetëm dy pikësh.