Tashmë dihen skuadrat që do të përballen në barazh

Drita – Flamurtari dhe Drenica – Dukagjini janë dy ndeshjet që do të diskutojnë dy skuadrat e fundit që do të jen në edicionin e ardhshëm në Superligë.

Tashmë dihen renditjet përfundimtare në Superligë dhe në Ligën e Parëpër edicionin 2015-16.

Drenica e ka mbyllur në pozitën 9-të kampionatin, ndërsa Drita ka mbetur e 10-ta.

Në Ligën e Parë pozitat e barazhit i kanë siguruar Flamurtari (3) dhe Dukagjini (4), shkruan Gazetaolle.com.

Drenica ka peshuar Dukagjinin në një derbi rajonal, ndërsa Drita – Flamurtari është përsëritje e ndeshjes së vitit të kaluar ku gjilanasit mbetën në ligë pas penalltive.

Ndeshjet priten të zhvillohen pas dy jave, pasi Drita në fundjavë luan ndeshjen e finales së Kupës.

Ende nuk dihet as vendi se ku do të zhvillohen ndeshjet e barazhit. /olle/