Tani e duan të gjithë, ai është mes Ligës së Kampionëve dhe Bundesligës

Pak muaj në drejtimin e Luganos i kanë mjaftuar Paolo Tramezzanit për t’i bindur të gjithë se mund të dalë nga “hija” e Gianni de Biasi dhe mund të bëhet një emër i rëndësishëm mes trajnerëve evropianë.

Ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, ka arritur të udhëheqë Luganon nga vendet e fundit të tabelës, drejt arenën ndërkombëtare, duke i siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, edhe pse e drejtoi për herë të parë vetëm në janar.

Falë asaj që ka arritur të ndërtojë në pak muaj Tramezzani, klubet e tjera më të njohura kanë filluar të shfaqin interes për të, edhe pse 46-vjeçari ka një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm me Luganon dhe sipas tij, është gati të qëndrojë në kampionatin zviceran.

Gazetari i njohur Di Marzio ka raportuar në faqen e tij të internetit se për teknikun ka shfaqur interes klubi i Young Boys, i cili si nënkampion i Zvicrës, do të luajë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm dhe mund t’ia ofrojë Tramezzanit mundësinë ta drejtojë në këtë aktivitet ku do të marrin pjesë që në turet paraeliminatore.

loading...