Tallet me Real Madridin, pasi e larguan me arsyen se ishte i trashë (FOTO)

Real Madridi ia shkëputi kontratën futbollistit Eero Markkanen, me arsyen se ai nuk ishte në formën e duhur fizike dhe se kishte mbipeshë prej 18 kilogramësh, shkruan Zëri.

Futbollisti 23 vjeçar insiston se nuk ishte në mbipeshë dhe se trajneri Zinedine Zidane nuk llogariste në të, prandaj e larguan.

Gjatë 10 paraqitjeve me ekipin e të rinjve të Realit, ai kishte realizuar dy gol, një bagazh pak spektakolar për një sulmues.

Tash, futbollisti e ka postuar në Twitter një fotografi, ku bën shaka me Real Madrid Castillan. Me fotoshop, ai e paraqet veten super të trashë, si të ishte obez. Mirëpo, realiteti është ndryshe.

REA