Tallet futbollisti i Feronikelit: Paga ime është 120 mijë euro

Mbrëmë në emisionin argëtues “Oxygen”, ishin të ftuar futbollistët e Feronikelit.

Një ndër të ftuarit ishte edhe sulmuesi Mevlan Zeka.

Gjatë pyetjes që e bëri moderatori në lidhje me llogaritje në fushën e matematikës, sulmuesi çaloi duke mos arritur ta dijë përgjigjen.

Për t’ia bërë më lehtë, e pyeti për rrogë dhe përgjigjja e tij ishte 120.000 euro.

Gjithsesi kjo përgjigjje e Zekës ishte në formë të shakasë të cilën publiku e pranoi me të qeshura.

Momentin e Zekës mund të shikoni në minutën e 54-të: