Talenti nga Vushtrria nënshkruan me Trepçën ’89

Florent Hasani. Ky është futbollisti i radhës i cili nënshkruan me skuadrën mitrovicase, Trepça 89.

Mesfushori i talentuar deri më tash është aktivizuar për Kosovën e Vushtrrisë, ndërkohë që tashmë ka bërë një hap tjetër në karrierë duke kaluar në Mitrovicë.

Hasani është 18-vjeçar dhe nga ekspertët e futbollit, konsiderohet si futbollist shumë i talentuar.

Është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-19. Vet futbollisti rrëfehet në një prononcim për Gazetaolle.com. “Trepça ’89 është klub i madh dhe me shumë traditë. Jam shumë i kënaqur që jam bërë pjesë e këtij klubi”, ka thënë Florent Hasani.

Ai ka edhe pretendime me këtë ekip. “Mendoj se nga Trepça ’89 kam mundësi që të kalojë edhe në ndonjë kampionat evropian”, potencoi Hasani.

Bujar Idrizi, Fiton Hajdari, Pleurat Hajdini, Bledar Hajdini, Mërgim Pefqeli dhe Leotrim Troshupa janë lojtarët që përpos Hasanit kanë ardhur deri më tash në Mitrovicë. Ky klub në ditët në vijim do ta zyrtarizojë edhe trajnerin e ri pasi që nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me trajnerin e deritashëm, Afrim Tovërlani.