Talenti nga Gjilani i kalon provat në Gjermani, vendos edhe mes Kosovës dhe Shqipërisë

16 vjeçari nga Gjilani, Elvis Bettulat që momentalisht po e zhvillon karrierën e tij në shtetin e Francës në skuadrën Ain Sud Partnere e Olympique Lyon ka kaluar me një sukses të lartë provat tek skuadra Gjermane e Bundesligës Freiburg.

“Ka qenë një javë shumë e mundimshme dhe profesionale tek Freiburg në Gjermani gjithçka ka shkuar mjaft mirë. I kam kaluar të gjitha testet mjekësore, kondukcionale, taktike si dhe kemi pasur ndeshje kontrolluese. Unë ja dola që të arrij synimin tim që të i bind drejtuesit e kësaj skuadre të futbollit Gjerman”, ka thënë të ditur 16 vjeqari, Elvis Bettulat, transmeton “Zeri.info”.

received_10156386735388641

Elvisi është vërejtur edhe nga shumë klube të mëdha everopiane duke përfshirë kështu edhe skuadrën Gjermane Stuttgart dhe dy klubeve nga Franca, Nancy dhe nga klubi i principatës Monaco Le manse.

Pavarsisht kësaj 16 vjeçari nga Gjilani ende nuk është përcaktuar se ku do të zhvilloj karrierën e tij futbollistike, por që sipas tij për këtë gjë do të vendos shumë shpejt.

“Ende nuk kam vendosur se ku do ta zhvilloj karrierën time futbollistike, skuadra e Freiburgut mi ka parashtruar ofertat e saja por menjëherë kam marrë ftesë nga tri skuadra tjera Stuttgart, Nancy dhe Monaco, në konsultim me prindin tim të cilin e kam njeherit edhe menaxher Franck Bettulat dhe Argjend Uka, shumë shpejt do të përzgjedhim klubin tim të ri”, ka thënë futbollisiti i ri.
Qendërmbrojtësi nga Gjilani, ka theksuar se do t`i mbron ngjyrat e Kombëtarës së Shqiprisë dhe jo ato të Kosovës.

“Një kohë të gjatë isha në dilemë, por kam vendosur që do ti mbroj ngjyrat e futbollit të Shqipërisë, sepse aty e shoh karrierën time më me perspektivë”, ka thënë Bettulat.

Zëri.info ka shkruar edhe më herët për Elvis Buttelat dhe për oferta që ka marrur ai nga skuadrat evropiane.

received_10156386735353641