Talenti me mbiemrin e veçantë, për të cilin pritet të flitet shumë (FOTO)

Albinot Kozmaqi quhet talenti i radhës, për të cilin shumë shpejtë mund të flitet jo vetëm në futbollin tonë.

16-vjeçari është mesfushor i Flamurtarit të Prishtinës, me të cilët luan në kategorinë e kadetëve. Ditë më parë ai u shpall lojtari i tretë më i mirë në Rajonin e Prishtinës.

Por, ky nuk është suksesi i vetëm gjatë këtij viti.

“Kam arritur shumë suksese si me klubin ashtu edhe individuale. Me klubin kam arritur t’i fitoj të gjithë trofet e mundshëm në kategoritë e reja, ndërsa suksesi individual është se jam zgjedhur dy herë në treshen më të mirë të vitit në Lidhjen Rajonale të Prishtinës”, thekson Kozmaqi për Gazetën Olle.

kozmaqi2

 

 

Sukeset e tij kanë bërë që të jetë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat e reja.

Kur pyetet për karakeristikat e tij, ai përmend fjalët e trajnerit. “Trajneri më cilëson si lojtar me teknikë të shkëlqyer, i cili shënon gola dhe asiston për bashkëlojtarët”.

Lionel Messi është idhull edhe i Albinotit, nga i cili mundohet të rrisë aftësitë e tij.

“Ai me impresionon me lojen e tij dhe mundohem të mësojë shumë gjëra nga ai”, shton Kozmaqi.

kozmaqi2

Si çdo fëmijë, edhe ai ka një ëndërr. “Ëndrra ime është që një ditë të luajë në një nga pesë ligat më të forta të Evuropës dhe të jem pjesë e Kombetares A”.

Kozmaqi është vetëm njëri nga talentët të cilëve një ditë mund t’ua shoh hairin edhe Flamurtari. /Olle