Talenti kosovar nënshkruan me Dritën, por do të luajë me Ferizajn

Drita ka arritur të blindojë talentin Albin Krasniqi.

Klubi gjilanas ka nëmshkruar kontratë të re me të.

Mirëpo, lojtari në gjashtë muajt e ardhshëm do të luajë me Ferizajn.

“Albin Krasniqi dhe drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kështu Albini do të jetë me ne deri në viti 2023.

Kjo marrëveshje është arritur pas një takimi të shkurtër mes palëve ku edhe është vendosur që Albini për këto gjashtë muaj të kaloj te një skuadër ku do të luaj vazhdimisht.

Albini për këto gjashtë muaj do të jetë pjesë e ekipit nga Ferizaj ku i dëshirojmë suksese!”, njofton Drita, raporton Gazeta Olle.