Talenti kosovar nënshkruan kontratë profesionale me Eintracht Frankfurtin

Enis Bunjaki ka nënshkruar kontratë profesionale me Eintracht Frankfurin. Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane dhe vetë drejtuesit e klubit të Frankfurtit.

Bunjaki që vitin e kaluar ishte pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës, në muajt e fundit luajti për U-18 të Gjermanisë.

Ai prej vitesh është pjesë e grupmoshave të reja të Frankfurtit, kurse tani do të jetë pjesë e ekipit të parë të Bundesligës.

“Enisi ka provuar ndjenjën e ekipit të parë në sezonin e kaluar, kur me 16 vjet ishte pjesëmarrës në seancat stërvitore si dhe luajti në disa takime miqësore”, tha drejtori sportiv i Frankfurtit, Bruno Hubner, përcjell GazetaOlle.com.

17-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare. “Zhvillimi i tij na ka bindur dhe tani ai duhet të marrë hapin e ardhshëm”, shtoi Hubner, shkruan handelsblatt.com. (Gazeta Olle)

enis bunjakiiii

 

 

Loading...