Talenti kosovar me të ardhme të ndritur, merr ftesë nga Shqipëria

Është vetëm 14-vjeçar. Është ma i gjatë se shokët e tij, 166 centimetra. Është ky futbollisti me shumë të ardhme, Hajdin Salihu. Për këtë emër sigurisht se do të dëgjoni shumë në të ardhmen.

Ky futbollist e ka zgjedhur edhe një adresë për ta ushtruar talenti e tij, në ‘fabrikën’ për zbulimin e talenteve, Shkollën e Futbollit ‘Kurda’ që funksionin në Prishtinë, shkollë e cila drejtohet nga trajneri Mehmet Kurda, një punëtor i palodhur i futbollit kosovar.

“Futbollin e kam pasion dhe synojë që të arrijë sa më shumë në karrierë”, i ka thënë Gazetaolle.com, Hajdin Salihu. Talenti i tij u ka rënë në sy edhe skautëve të Kombëtares së Shqipërisë. Ai më 10 mars do të marrë pjesë në një testim të Kombëtares U-15 me ç’rast pritet që pa shumë problem, t’i bind drejtuesit e Kombëtares se edhe ai e meriton një ftesë kuq e zi.

“Ëndrra për të luajtur me Shqipërinë mund të bëhet realitet”, shtoi gjiganti kosovar, Hajdin Salihu.

12833436_10154154446183641_270559855_n (1)