Talenti kosovar i jep fitoren skuadrës së tij, Latifi i dëshpëruar në fund të ndeshjes

Talenti kosovar, Florent Hasani i ka dhënë fitoren skuadrës DVTK kundër Puskas Academy, shkruan GazetaOlle.

21-vjeçari shënoi golin e vetëm në minutën e 63′ në këtë takim, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Hasani luajti 81 minuta lojë në këtë takim ku u zëvendësua nga Geringer.

Ndërsa për futbollisitin shqiptar të Puskas, Liridon Latifi u fut në lojë në minutën e 30′.

Por në sekondat e fundit Latifi humbet një rast të artë duke humbur një penallti. /GazetaOlle/