Talenti i Kosovës në mesin e më të mirëve në Holandë

Arbër Zeneli po shkëlqen në Holandë te Heerenveen
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është duke shkëlqyer në kampionatin e Holandës, i cili ka shënuar deri më tani gjashtë gola me Heerenveen.

Zeneli është i teti në renditje sa i përket golashënuesve me të mirë në Eredivisie me gola të barabarta me dy lojtarë tjerë para tij.

Kjo dëshmon se ai po kalon një formë tejet të mirë dhe se do të shndërrohet në një lojtar tejet të rëndësishëm në Komëbtaren e Kosovës. Formë të mirë po gëzon edhe Bersant Celina, i cili ka realizuar katër gola për Twenten, përcjell Gazeta Express.

Ai që po dëshpëron këtë sezon është Milot Rashica, i cili në 12 ndeshje në ligën holandeze, nuk ka arritur të shënojë asnjë gol për Vitessen.

Edhe mesfushori tjetër i Kosovës, Sinan Bytyci, i cili është i huazuar nga Manchester City te Go Ahead Eagles, nuk po kalon një formë të mirë, duke mos shënuar asnjë gol në ligën holandeze, teksa ka dhuruar një asist.