Talenti i KEK-ut në mes Teutës e Prishtinës (FOTO)

Padyshim që edhe skuadra e KEK-ut mund të konsiderohet ‘minierë’ e talentëve. Nga ky klub kanë dal emra të njohur të futbollit kosovar, e të cilët kanë arritur që të bëjnë karrierë edhe ndërkombëtare.

Atdhe Grajqevci është lojtari i radhës që po shkëlqen në fanellën e skuadrës nga Obiliqi. 16-vjeçari në shumicën e ndeshjeve në këtë edicion është paraqitur për KEK-un ekip që bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës. Ai mund të ndërrojë destinacion shumë shpejt. “Menaxheri im është duke negociuar me skuadrën e Teutës nga Durrësi. Javën që vjen do të udhëtojmë në Durrës, për të biseduar për mundësinë e kalimit atje”, ka deklaruar për ‘sportal.al’, Atdhe Grajçevci.

Interes për shërbimet Atdheut ka shfaqur edhe klubi më i madh në Kosovë, Prishtina, konkretisht trajneri Bylbyl Sokoli. “Jam në mes Teutës dhe Prishtinës. Shumë shpejt do ta marr një vendim”, përfundoi Atdhe Grajqevci, i njohur si ‘Princi’.

Atdhe