Talenti i Besëlidhjes nënshkruan me Balikesirspor

Talenti i Besëlidhjes dhe i Kombëtares së Kosovës, Oltion Bilalli, ka nënshkruar kontratën e karrierës.

Ai ka vënë ngjyrën e zezë në të bardhë në kontratën e klubit turk, Balikesirspor.

“Që sot lojtar i Balıkesirspor. Së pari falenderoj kryetarët e klubit Kadir Dağlı dhe Mehmet Demir Aslan, si dhe trajnerin Ramazan Kurşunlu për besimin ndaj meje. Falënderoj Zotin per këtë ditë, si dhe të gjithë ata që më përkrahën deri më sot, veçanërisht familjen time dhe Driton Bajrami, qe nuk u dorëzuan asnjehëherë. Besoj dhe shpresoj qe do te ju beje krenar te gjithëve”, ka shkruar Bilalli, raporton Gazeta Olle.

17 vjeçari është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës për grupmosha të reja.