Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani, fiton medaljen e arit në Kampionatin Ballkanik U18

Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Muhameti fitoi të artën në hedhjen e gjylës.

Distanca e hedhjes ishte 19.31 metra,njofton KOK, shkruan Gazeta Olle.

Ramadani do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.