Takimi i parë mes Berishës dhe Azemit pas përleshjes te Prishtina, e pabesueshme çfarë ndodhi pas ndeshjes në “Karagaçi”

U përqafuan mes vete, ashtu siç iu ka hije dy basketbollistëve kampionë.

Dardan Berisha dhe Edmond Azemi kanë vendosur edhe publikisht në sfidën derbi mes Pejës dhe Prishtinës në palestrën “Karagaçi”, përcjellë Gazeta Olle.

Pas përfundimit të takimit, ata janë përqafuar, derisa Azemi është përshëndetur edhe nga lojtarët tjerë të pejanëve.

Një skenë që tregon se pas përleshjes fizike që patën sa ishin bashkë te Prishtina, Berisha dhe Azemi tashmë kanë përmirësuar raportet.

Ndryshe, ishte pikërisht ajo përplasje fizike që çoi deri te largimi i Berishës nga prishtinasit, pasi që pejani nuk pranoi as të kërkonte falje publike, siç bëri Azemi.

Pejanët mundën sonte rivalin e përbetuar në kuadër të xhiros së 21.

Semafori në fund tregonte 82:76 për verdhezinjtë.

Ndeshja ishte shumë interesante në çerekun e fundit ku Prishtina u afrua deri në tri pikë (76:73), por pa mundur të arrijë përmbysjen.

Basketbollistët më efikas ishin Dardan Berisha i Pejës dhe Jordan Johnson i Prishtinës me nga 26 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e Pejës këtë sezon ndaj Prishtinës.

Vlen të theksohet që atmosfera në palestrën e stërmbushur ishte fantastike. /Gazeta Olle/