Takaj: Ja pse e shita Latifin te Puscas Academy

Pesë vite më parë, Ardjan Takaj e kish te të qartë objektivin e tij.  Të vazhdonte projektin që kishte nisur te Skënderbeu.

Por, përveçse të fitonte tituj kampionë, kishte vendosur një “bast” me veten. Kërkonte të revolucionarizonte mënyrën e drejtimit të klubeve shqiptare.

Pesë vite më pas, suksesi flet vetë. Përveç pesë titujve të skuadrës, pjesëmarrje në Kupat e EVropës dhe mbërritja deri në fazën e grupeve të Ligës së EVropës, ajo që bie në sy është shitja e lojtarëve.

Që prej janarit të 2016-ës, klubi korçar ka arritur të bëjë tri supergoditje.

Takaj

Fillimisht, Olaynka te Gent për 1.1 milionë euro, më pas Berisha tek Anzhi për 600 mijë euro dhe së fundmi Liridon Latifi.

Shitjen e këtij të fundit që “Panorama Sport” e bëri të ditur një ditë më parë, e ka konfirmuar dje presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj.

Latifi

“Çdo gjë është mbyllur për sa i përket shitjes së Latifit dhe jemi OK. Megjithatë, nuk dua të zbuloj shumë detaje, pasi kemi përpara ndeshjet me Dinamon e Zagrebit dhe jemi të fokusuar plotësisht aty”.

“Ka disa detaje të tjera që do t’i zbuloj më vonë. Latifi do të luajë fillimisht të dyja ndeshjet ndaj Dinamos dhe më pas do të largohet”, është shprehur fillimisht Takaj në prononcimin e tij.

Latifi

Pushkash Akademi është klubi që do të paguajë 1 milion euro për blerjen e Latifit.

Gjithçka është mbyllur dhe zyrtarizimi do të bëhet pas dy ndeshjeve që korçarët do të luajnë me Dinamon e Zagrebit.

“Ne nuk i zgjedhim ekipet se cili ka emrin më të bukur. Ne zgjedhim atë që ofron më shumë. Megjithatë, mund t’ju garantoj se është një ekip shumë i fortë që po investohet shumë”.

latifi

liridon latifi