Tahiri pa skuadër: Kam kontakte, po pres ende oferta

Ish-futbollisti i Llapit, Sevdaim Tahiri, momentalisht është pa klub dhe po pret oferta për të vendosur se në cilën skuadër do të luajë në sezonin e ri.

“Tani për tani jam pa skuadër. Kam kontakte me disa klube, por pres oferta dhe gjatë ditëve në vijim do të vendosur përfundimisht se ku do të luajë”, deklaroi Tahiri për “GazetaOlle.com”.

Tahiri në të kaluarën ka luajtur edhe për Flamurtarin, Hysin, Hajvalinë e Fushë Kosovën, derisa së fundmi ishte pjesë e Ulpianës.

Loading...