Tahiri: Mjaft me sakrifica, ka ardhur koha të mendoj për interesa personale

‘Gardiani’ Petrit Tahiri mund të largohet nga skuadra e qytetit të tij, Kosova e Vushtrrisë. Numri një i portës vushtrriase, e konfirmon një gjë të tillë në një prononcim për Gazetaolle.com.

“Premiare për mua mbetet Kosova e Vushtrrisë. Por, unë i kam kushtet e mia. Nëse nuk më plotësohen ato, nuk besoj se do ta vazhdojë bashkëpunimin, pasi që u bën shumë vite duke sakrifikuar për klubin. Tashmë ka ardhur koha që të mendoj për interesat personale. Ai klub i cili mi plotëson kushtet, atij do t’i bashkohem”, ka thënë të hënën Petrit Tahiri, i cili vitin e kaluar iu gëzua titullit të kampionit me këtë ekip.