Tahir Lushtaku kujton rënien e vllaut dëshmor, Ilirit, në luftën e Prekazit para 21 vjetësh!

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Lushtaku, ka kujtuar 21 vjetorin e rënies heroike të vëllaut të tij, Ilir Lushtaku.

Dëshmori Lushtaku, kishte rënë heroikisht në mbrojtje të atdheut me 26 mars të vitit 1999, përcjellë Gazeta Olle.

“Sot bëhen 21 vjet nga rënia e heroit Ilir Lushtaku .

Dëshmori i Kombit Ilir Lushtaku ra heroikisht në mbrojtje të atdheut më 26 Mars 1999 në Prekaz të Poshtëm në një betejë të ashpër me forcat serbe

Lavdi jetës dhe veprës se gjithe Deshmorve te kombit”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook.