Tahir Batatina zbulon përkrahësin më të madh të Llapit

Në kohën kur shumë skuadra të futbollit kosovar përballen me krizë financiare, këtë problem nuk e ka Llapi.

Trajner, Tahir Batatina ka treguar se ai që e mbështet më së shumti dhe në momentet më të duhura, është vëllai i tij, Beqir Batatina.

“Nuk ka rëndësi a humb apo fiton skuadra e Llapit, ky është mbështetësi më i fuqishëm i skuadrës në aspektin financiar”.

“Kur unë dhe skuadra ka nevojë për të, ai shfaqet në skenë. Në çdo ndeshje vendimtare vjen nga Zvicra për ta shikuar Llapin”.

“Në një të afërme të shkurtër do ta bëjmë krenar mbështetësin tonë Beqir Batatina me firmën ‘Reinigung Batatina në Bern’.

“Një shembull se si punon dhe vepron në mërgim por financon në klubin e vendlindjes,  KF Llapin”, ka shkruar Batatina në Facebook.