Tahir Batatina shpreson se Llapi do të ringjallet ndaj Lirisë

Pas eliminimit në garat e Kupës, Llapi synim të vetëm e ka titullin e kampionit, prandaj në ndeshjen e nesërme kundër Lirisë shpreson të arkëtojë tri pikë të reja.

Trajneri, Tashir Batatina, është i bindur se diçka e tillë do të ndodhë.

“Nuk filluam mirë në kampionat, por çdo skuadër e madhe e ka nga një krizë dhe kjo na ndodhi edhe ne. Në ndeshjen kundër Prishtinës për Kupë dëshmuam se jemi skuadër cilësore, patëm lojë të mirë, shënuam dy herë, por fati nuk ishte me ne. Tani, synimi ynë i vetëm është titulli i kampionit dhe do të përqendrohemi në këtë drejtim. Nëse djemtë vazhdojnë të angazhohen siç janë angazhuar deri tani, besoj se mund ta arrijmë qëllimin”, ka thënë Batatina.  Pas javës së 21-të, Llapi gjendet në pozitën e tretë me 34 pikë, pesë më pak se Prishtina që e kryeson renditjen.