Tahir Batatina ‘godet’ keq trajnerët nga Shqipëria, ka edhe disa fjalë për trajnerët e pa punë nga Kosova

Tahir Batatina dhe Llapi i tij kanë arritur që ta mposhtin Trepçën ’89 në raundin e katërt të Kupës duke e fituar me rezultat 2:0.

E pas fitores kundër homologut të tij nga Shqipëria, Gugash Maganit, trajneri llapjanas nuk ka hezituar ta lavdërojë vetën dhe trajnerët vendor.

“Trajnerët e Kosoves që janë pa punë ju rrini të gatshum se shumë shpejt kan me u liru pozitat për ju sepse ju jeni më të mirë,ata që ju versulen Superliges shumë shpejt kan me u rikthy përmes autobanit”.

gugash magani

“Kanë menduar se janë superior dhe munden ta bëjnë diferencen kundër nesh ,por jo ne jemi më të pergaditur se ju dhe shumë shpejt ju riktheheni mbrapa sepse ne kemi skuadra të mira të trajnerve në Kosovë”.

“Mos i nënvlersoni trajnerat Kosovar sepse kanë vizion më të mirë dhe janë ata që japin më shumë se ata që vinë për të bërë emer dhe karier tek ne, por kanë gabuar shumë sepse nuk kanë pyetur se kush qëndron përball tyre !!!!”, ka shkruar Batatina.

batatina