Tahir Batatina: Falë Llapit, tre skuadra do të marrin pjesë në Evropë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina vazhdon të besojë se ekipi i tij do ta fitojë titullin këtë edicion.

Madje, ai shkon aq larg sa që beson se ekipi i tij do të ketë paraqitje të mira edhe në Evropë dhe rrjedhimisht Llapi do t’ia mundësojë Kosovës paraqitjen me tri ekipe në arenën ndërkombëtare.

FB_IMG_1517954406702

“Unë kam edhe një premtim për të gjithë tifozët e futbollit kosovar, pasi Llapi sigurt do të merr pjesë në garat evropiane edicionin e ardhshëm, kështu që falë nesh, nga edicioni 2019-2020, futbolli kosovar do të përfaqësohet në Evropë me tre skuadra, sepse ne kemi synim Evropën dhe Llapi është skuadër për Evropë”, tha Tahir Batatina për Sport-24h.

Llapi aktualisht ndodhet për fazën përgatitore në Turqi.

FB_IMG_1517954406702 FB_IMG_1517954413277