Tahir Batatina akuzoi Genc Nuzën, shikoni se a kishte të drejtë

“Gjyqtarët pasi që janë vlerësuar nga UEFA, po mendojnë që janë Zot të futbollit. Duket që Feronikeli ka bërë kontratë me Nuzën që ta përcjellë duke ia referuar ndeshjet gjatë gjithë kampionatit. Ai ka bërë gabime sot. Behar Maliqi meritoi kartonin e dytë të verdhë, por ia fali”.

Kjo ishte deklarata e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina pas barazimit të skuadrës së tij 1:1 me Feronikelin.

Megjithatë, në 15 ndeshje të këtij edicioni, Nuza i ka gjykuar Feronikelit në vetëm tri takime, prej të cilave skuadra nga Drenasi ka vetëm një fitore. Feronikeli – Vllaznia (1:0), Feronikeli – Drita (1:1) dhe së fundmi Llapi – Feronikeli (1:1) janë ndeshjet e skuadrës nga Drenasi në të cilat ka referuar Nuza.

Man-Utd-news-Zlatan-Ibrahimovic-881351

Batatina sot foli edhe për kartonin e dytë të verdhë që sipas tij e ka merituar kapiteni i Feronikelit, Behar Maliqi.

Ndërkohë, Gazetasheshi.com ka siguruar protokollin e ndeshjes në të cilin shihet se Maliqi e ka përfunduar ndeshjen fare pa karton të verdhë.

Gjithsesi, pavarësisht lëshimit të dy pikëve, Llapi vazhdon të mbetet lider.

DO7-r0iWsAAx8ze