“Muriqi Airlines”, La Liga me postim interesant për Vedat Muriqin, edhe pse goli ndaj Real Madridit nuk iu pranua prizrenasit

Mallorca ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit pas 13 minutave lojë.

Vedat Muriqi festoi, por pas përfundimit të pjesës së parë goli i është hequr sulmuesit kosovar.

Në fakt La Liga i ka shkruar si autogol mbrojtësit spanjoll Nacho Fernandez.

Por natyrisht se merita në këtë autogol të Nachos ka edhe Muriqi.

Faqja zyrtare e La Ligas në Twitter, ka bërë një postim interesant për Vedat Muriqin.

“Muriqi Airlines”, ka shkruar faqja zyrtare e La Ligas në Twitter duke iu referuar shkëputjes fantastike që bëri Muriqi në autogolin e realizuar nga Nacho.

Gjilani, Malisheva dhe Behari kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Muriqi me Mallorcen e tij mposhtin Real Madridin